Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma nuk përkrahin ftesën e kryeministrit, Isa Mustafa, për të marrë pjesë në procesin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës. AAK-ja konsideron se më këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta dhe se nuk mund të korrigjohen gabimet e bëra me hartimin e një statuti. Edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën ka kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga dy marrëveshjet e bëra për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi dhe të jep dorëheqje. Vetëvendosja qysh prej fillimit ka kundërshtuar themelimin e këtij Asociacioni, i cili sipas marrëveshjes së Brukselit do të ketë kompetenca krejtësisht të pavarura nga Shteti i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …