Pavarësisht mospajtimeve, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – janë të gatshme të ribashkohen për ta parandaluar në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Aida Dërguti nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma kanë thënë për “Epokën e re” se me të gjitha mjetet politike do ta pamundësojnë kalimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend. Madje, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të tjera, nëse Qeveria insiston në ratifikimin e demarkacionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …