Tri partitë e opozitës së bashkuar: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa do të pasohet nga protesta e ditës enjtes në Malishevë dhe të shtunën në Prizren. Protesta në Pejë do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit, duke filluar në orën 12:00.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …