Partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta në rrugë e në Kuvend në rast se miratohet Marrëveshja e Demarkacionit. Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma nuk do të protestojnë deri në ditën kur marrëveshja e 26 gushtit do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Më e zëshmja shprehet Vetëvendosja, e cila ka paralajmëruar kundërshtim të fuqishëm ndaj marrëveshjes, për të cilën besohet se e dëmton Kosovën me mijëra hektarë tokë që i falen Malit të Zi. Ende nuk dihet se kur do të miratohet kjo marrëveshje, edhe pse kjo çështje është thënë se do të përfundojë gjatë muajit qershor.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …