Pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me të cilin bisedoi për situatën politike në vendin tonë, ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu porositi partitë opozitare që të ndjekin rregullat dhe Kushtetutën, e jo të vendosin vetë për të ardhmen e vendit. Ai theksoi më tutje se në asnjë vend të Evropës nuk ka opozitë pakicë që kërkon apo përcakton zgjedhje. Ndiqni kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nëse zgjedhjet janë proces kushtetues është një gjë, por në cilin vend në Evropë keni opozitë pakicë që kërkon/përcakton zgjedhje. Kjo nuk është e zakonshme. 33 deputetë, kanë 25% të votave, ne i respektojmë këto vota, këta votues dhe të gjitha partitë, nuk jemi kundër askujt por po themi ju lutem respektoni rregullat. Kjo është mënyra se si funksionojmë ne dhe kjo është mënyra si mendojmë se do të funksionoj këtu. Është nevojë të flasin me njëri tjetrin në mënyrë që të gjejnë zgjidhje. Jemi kundër dhunës, përdorimit të saj. Besojmë që situata momentale duhet të kalojë, por duke ndjekur ligjet e Kosovës, theksoi në mes tjerash ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …