Opozitarët kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të keq qeverisjes së Qeverisë Kurti, vendi mund të pësoj bllokadë ekonomike

Deputet të partive opozitare kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të keq qeverisjes së Kosovës nga Qeveria Kurti, vendi mund të pësoj bllokadë ekonomike. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se qytetarët po ballafaqohen çdo ditë me çmime të larta të artikujve të domosdoshëm për jetë dhe mungesë të energjisë. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Kosova tashmë gjendet në një krizë të thellë ekonomike dhe se Qeveria duhet të veprojë menjëherë në mënyrë që të mos shkohet deri te një bllokadë ekonomike. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka theksuar se partitë opozitare i kanë shumë herë propozimet e tyre Qeverisë Kurti për masat që duhet ndërmarr për të dal nga gjendja e rënë ekonomike por ato janë refuzuar nga Qeveria Kurti. Ajo ka shtuar më tutje se “çmimet janë alarmante. Edhe çmimi i bukës ka filluar të rritet dhe nuk ka të bëjë me menaxhim sepse Kosova është duke funksionuar e vetmuar. Këta po thirren që qe 20 vjet është shkatërruar Kosova. Kosovën e kanë marrë të gatshme dhe nuk po dinë ta udhëheqin”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …