Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Opozitës i duhen vetëm edhe 3 nënshkrime të deputetëve, për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”, por pa gjasa

Opozitës i duhen vetëm  edhe 3 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës  për ta ngritur mocionin e votëbesimit dhe për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”. Por mundësia për t i gjetur tre deputetë në radhën e koalicionit duket mision i pamundshëm, sepse asnjëri prej tyre nuk shkel mbi interesin e vet, për hatër të opozitës. Kjo mund të ndodh vetëm me ndonjë pazar, me ndonjë tender apo me para kesh. Andaj  deputetët e koalicionit qeverisës nuk ndihen fare të rrezikuar nga kjo nismë. Ata po ashtu, duke u mbështetur në “patriotizmin” e opozitës për të mos kërkuar votat e deputetëve serbë ndihen të sigurt në rehatinë e tyre, edhe pse deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se do të përfillet vullneti i deputetëve, cilët do qofshin ata. Tekefundit me listën serbe ky koalicion por e mbanë pushtetin. Po deputetët serbë nuk do të pranojnë ta japin votën pa një kushtëzim.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …