Opre Roma Kosova, më 8 prill 2023 në orën 14:00 në Prishtinë, shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Opre Roma Kosova, më 8 prill 2023 në orën 14:00 në Prishtinë, shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Ekipi Qendror i ORK-së në Prishtinë do të ndajë materialet promovuese të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe informacionet e Opre Roma Kosovo në rrugën Nënë Tereza (Sheshi) në Prishtinë nga ora 14:00. Ne jemi të lumtur që ju ftojmë të na bashkëngjiteni në këtë ngjarje të rëndësishme, për të shënuar dhefestuar kulturën Rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemin me të cilin përballen Romët në Kosovë.

Opre Roma Kosova (ORK) është një komunitet i zërave Romë, miqve dhe aleatëve të përkushtuar për fuqizimin e komuniteteve Rome. Ne jemi të krenar që po organizojmë këtë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur ndryshime pozitive në komunitetin tonë.

Ju lutem, të bashkoheni me ne në këtë ngjarje të veçantë dhe festojmë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Gjithashtu, rreth 50 aktivistë lokalë dhe njëmbëdhjetë udhëheqës lokalë të Opre Roma të Kosovës në njëmbëdhjetë komuna në qendrat e qytetit të Lipjanit, Mitrovicës Jugore, Mitrovicës Veriore, Gjilanit, Kamenicës, Prizrenit, Gjakovës, Fushës Kosovës, Peja, Graçanica dhe Obiliq në ora 14:00 do të ndajnë edhe materiale promovuese dhe informative për Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Me respekt,

Ekipi i Opre Roma Kosova

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …