Procesi i votimit u zhvillua qetë, me pjesëmarrje të qytetarëve që garanton legjitimitetin e procesit. Nuk u raportuan incidente të mëdha gjatë ditës, pavarësisht se demokraca po thërret për ndihmë.
Opre Roma Kosovo gjatë ditës së zgjedhjeve vëzhgoi ecurinë e procesit zgjedhor me 49 vëzhgues dhe 9 ekipe mobile në 9 komuna të Kosovës, përfshirë Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Mitrovicën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Ferizajin, Graçanicën dhe Obiliqin. Vëzhguesit e Opre Roma Kosovo, ndryshe nga vëzhguesit tjerë, vëzhguan edhe procesin e jashtëm duke përfshirë shkollat, lagjet dhe vendbanimet e banuara kryesisht nga komuniteti rom.
Gjatë tërë ditës vëzhguesit raportuan mbi ecurinë e procesit zgjedhor, duke filluar me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendvotime, daljen e komuniteteve në zgjedhje dhe vëzhgimin e vazhgueshëm në lagje e vendbanime për ta monitoruar nga afër se si qytetarët e komunitetit rom dalin në zgjedhje. Për më tepër, kanë bërë intervista të shkurtëra me qytetarët të cilët nuk hezituan të deklaronin se disa individë të ndryshëm nga subjekte të ndryshme politike i vizituan në shtëpitë e tyre edhe në ditën kur Kosova ishte në heshtje zgjedhore.
Vëzhguesit gjatë gjithë kohës raportuan raste të presionit mbi votuesit nga komuniteti dhe gjithashtu vërejtën prezencën e zyrtarëve nga subjekte politike në lagje e vendbanime ku jetojnë komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. Gjithashtu gjatë vëzhgimit, organizimi i grupeve të komunitetit dhe sigurimi i transportit për në vendvotime ishte shumë i shprehur, duke ushtruar presion ndaj tyre për t’i votuar subjektet e shumicës, por edhe të komuniteteve, gjë që bëri që votuesit nga komunitetet të votonin nën presion dhe sipas preferencës së atyre që gjithmonë kanë ushtruar presion dhe ndikim për t’i blerë votat e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian.
Vërtetë ishin 1,885,448 qytetarë me të drejtë vote në këto zgjedhje, të cilët kishin mundësi të votonin në 883 qendra votimi, respektivisht 2477 vendvotime në komunat e tyre përkatëse. Megjithatë, ne vlerësojmë se kjo nuk ishte e drejtë për votuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët edhe në këto zgjedhje pas shumë vitesh në Kosovë, ku konsiderohet se zgjedhjet janë të lira e demokratike, ushtrimi i presionit mbi votuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga individë, subjekte politike dhe përfaqësues të tyre ishte prezent dhe i pakontrollueshëm.
Për më shumë informata kontaktoni Opre Roma Kosovo në e-mail: [email protected]
EKIPI OPRE ROMA KOSOVO