Ora letrare hap aktivitetet për Festat e Nëntorit në Kaçanik

Me një orë letrare të mbajtur në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj” ne Kaçanik, janë hapur aktivitetet që shënojnë Festat e Nëntorit. Ky aktivitet është organizuar nga grupi “Letrarët e Rinj” që vepron në kuadër të Qendrës Kulturore “Kaçaniku” përkrahur nga Komuna e Kaçanikut. Nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Kaçanikut, shpalosën krijimet e tyre letrare kushtuar 28 nëntorit dhe krijime të ndryshme me karakter kombëtar. Në takim prezent ishte edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, ndërsa veterani i arsimit, arsimtari Izet Krivenjeva, deklamoi disa vargje të shkrimtarit kaçanikas Imri Trena, ndërsa shprehu brengën e tij për mospjesëmarrjen e krijuesve letrar kaçanikas në këtë aktivitet. Ky aktivitet është shënuar në kuadër të festave të nëntorit, ndërsa po sot do të vizitohet Shtëpia Muze e dëshmorit Ismajl Raka si dhe Kulla e Hasanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …