Orazio Vasta: Fragmente nga Historia e Sicilisë

Ducezio. Në agim të lirisë

Në shekullin V para Krishtit, Duçezio nën drejtimin e Siculit u ngrit kundër kolonizimit grek të brezit oriental të Ishullit. Gjeloni i Sirakuzës dhe Teroni i Agrigjentit në vitin 497 shpëtuan Perëndimin me fitoren e Perandorisë. Ermokrati, Dionisi, Timoleonti, Agatokli dhe Pirro zmbrapsën Kartagjenën, nga shekulli IV në shekullin III para Krishtit, dhe pas rënies së Sirakuzës, ende ishte i tërë populli sicilian, i cili do ta përballojë skllavërinë duke ngarendur në masë nga një luftë në tjetrën për çlirim, dhe që kishte kokën e vet në Euno, në Salvio dhe Atenione nga viti 139 në vitin 91 para Krishtit. Në perëndim të shekullit të III të Krishtit, gjatë kohë së mbretërimit të Oktavian Augustit, Tiberit, Neronit e të Liçin Gallienit, sicilianët vazhdimisht u ngritën për ta fituar lirinë e tyre, përderisa nuk duhet harruar që juristët më të mëdhenj e ligjeve të Republikës së Romës e kanë njohur kombësinë e Siculit.

Rritja e popullit sicilian

Kur pastaj, dyndja e popujve indogjermanë determinoi shembjen e Shtetit Romak të perëndimit të dëgjuar për monstruozitete dhe burgje, edhe Sicilia e pa lirinë, pikërisht në vitin 469 me zbarkimin e vandalëve. Vandalët, gotët, ostrogotët përfillën qytetërimin sicilian, dhe gjatë shtatëdhjetë viteve të mbretërimit të drejtësisë në Ishull mbisundoi paqja dhe puna. Atizanantet, tregtia dhe bujqësia u zhvilluan edhe në të gjitha qytetet u rikonstruktuan punët në organet administrative autonome, të cilat në kohën e dominimit të pushtetit romak u boshatisen nga çdo dinjitet kurial.
Politika e zgjuar ekonomike e Odaokrit dhe Teodorit kurseu mes tjerash edhe sicilianët nga pesha e rëndë e tatimeve, të cilat i kishin vënë në të kaluarën.
Por jeta nën sundimin romak edhe për shumë shekuj ishte një rrugë e gjatë e popullit tonë për liri. Bizantinët, në fakt, invaduan në ishull në vitin 535 dhe sunduan deri në mesin e shekullit IX.
Nuk duhet harruar që dallimi për këtë ishte se Justiniani pranoi për Sicilinë Kushtetutën e mëparshme të vitit 554, e cila në deceniet e para të shekullit VII kishte një administratë të veten, civile, ushtarake e financiare, dhe e cila thelloi reformën e Shtetit bizantin, duke njohur në mënyrë eksplicite mëvetësinë etnike, politike e territoriale të Ishullit, dhe duke e shënuar si njërin ndër 29 distriktet e saj. Këto motive me vlera të mëdha historike e juridike tregojnë se qysh Bizanti e më pas edhe Roma, njohën të drejtën sovrane të Sicilisë në të kaluarën, përveç tjerash edhe për formimin e lidhjeve gjeopolitike në Mesdhe. Kjo do të thotë se nuk ishte e mjaftueshme për një popull, që nuk kishte gëzuar pavarësi, një popull të sfiduar nga hegjemonia burokratike dhe ushtarake nga forca e madhe bizantine, e cila rregullisht kishte një ngritje në vitet: 668, pastaj prej viti 716 deri në vitin 781. Nga viti 827 me emrin e kryesuesit, Eufemio arrihet edhe një pjesë me ndihmën e arabëve , por fati deshi që Eufemio vdiq një vit më pas , nën muret e Ennës. Nga viti 947 në Ishull u formua një Emirat i pavarur sicilian i Perandorisë islamike, i cili tregoi një progres substancial të popullit drejt qëllimit të vet historik.

Sicilia: Shteti i parë i Evropës

… Tashmë në fillim të Mesjetës, ky popull mesdhetar, i cili nga gjenocidi romak qe kthyer mprapa për një milenium, njihet në Evropë si popull i shtetit të parë i saj. Epoka e dundjeve normane zgjati tre vjet nga Messina ne Nato, por krishtlindjet e vitit 1130 me kurorëzimin e Rugjerit të Dytë të Sicilisë, do të shënojnë shtetin e parë të krishterë me strukturat fondamentale shtetërore si: Kuvendi, Flamuri, Monedha, Ushtria, të cilat do të jenë të qëndrueshme për shtatë shekujt e tjerë të mëvetësisë. Nga ky çast historik, erdhën njëri pas tjetrit 36 sovranë në këtij shteti deri në vitin 1836, të cilët e ruajtën Kurorën me besnikëri dhe respekt për Kushtetutën. Do të mungojnë fjalët e dhëna nga Karli i Anzhuinëve dhe Ferdinandi i Tretë i Burbonëve, por ndërsa i pati kishte ndjekur zemërimin e popullit, ditën e hënë të Pashkëve në vitin 1282, dinastia e berrejshmit Ferdinando, kishte konsumuar turpin e poshtërsinë duke qenë madje i futur edhe në art.
Traktati 104 i Vjenës shënoi rënien e Kuvendit në vitin 1848.
Dhe gjatë periudhës së trishtuar të mëkëmbësit, Kuvendi i Sicilisë vazhdon të ushronte një veprim me vlerë në mbrojtje të të drejtave dhe sovranitetit të Ishullit në vetë lëvizjen dhe kryengritjen popullore të Palermos, të Messinës, të Bivonës dhe të gjitha qyteteve të tjera gjatë gjithë shekujve XVII dhe XVIII, duke qenë jo vetëm të përqëndruar kundër spanjolëve por edhe duke u marrë me çështje të ngushta të politikës shtetërore, të çliruar nga kjo pavarësi e përgjithshme.
Dhe kur Lëvizja e përgjithshme shndërroi Parlamentin e vjetër feudal në Parlamentin e ri, të themeluar mbi principe të përfaqësimit dhe mbi sistemin elektoral, rezultati historik i kësaj lufte solli Kushtetutën e 25 majit të vitit 1812, e cila shënon rikthimin e kombit sicilian në mesin e shteteve më të qytetëruara dhe më demokratike të botës bashkëkohore.

Lufta e tiranëve

Disfata e Vaterlosë lejoi edhe restarimin e konzervatorëve austro anlgezë, për të risjellë në Napuli, Ferdinandin e Tretë, i cili kësaj radhe eleminoi çdo ëndërr të identitetit tonë kombëtar, duke shfuqizuar edhe flamurin e famshëm të Sicilisë, duke e shembur edhe titullin e shteti me dy dekrete apsurde të 15 majit të vitit 1816.
Ata mohuan luftën e baballarëve tanë, duke komplotuar Revolucionin e e vitit 1820, 1821 e 1823 pastaj atë të vitit 1837 dhe të vitit 1847 si dhe luftën epike të popullit dhe të Komitetit të Kryengritjes, ata morën pushtetin e Qeverisë së Përkohshme të Ishullit, bazuar në deklaratën e e Bobmardatorit të 12 janarit të vitit 1848.

Kalvari i ankesimit nga Italia

Në kohën e rizgjimit të Evropës, në pjesën e dytë të shekullit të XIX, me mashtrimin e madh të operacioneve, të urdhëruar në vitin 1860 nga “Shoqëria italiane” e Kavurit, u mbyll faqja e fundit e historisë bashkëkohore të këtij populli, i cili për 25 shekuj i ka dhënë botës mësime të qarta për të drejtën publike dhe të drejtat e popullit për vetëqeverisje.
Me dekretin diktatorial të 15 tetorit të vitit 1860 viktimë e “çlirimit garibaldian” u bënë edhe sicilianët, të cilët si një tufë derrash iu aneksuan mbretërimit të Viktor Emanuelit të Dytë, pa kurrëfarë konsultimi elektoral. Kjo ndodhi gjashtë ditë pas publikimit të dekretit “republikan” duk e ballafaquar vendin me të gjitha krizat dhe me një tallje të heshtur mafioze, lidhur me vullnetin politik e qytetarë të sicilianëve. Por, qysh nga viti 1860, ashtu sikur edhe në vitin 1863, 1866, 1893, 1894 dhe ashtu sikur në vitet 1943-46, ky vullnet i popullit për liri vazhdon të shprehet duke mos lënë të dyshohet në interpretimin e shpirtit kolektiv të sicilianëve, të historisë dhe të së drejtës së tyre. “Sicilianët e duan pavarësinë e tokës së tyre”.
Interpretuar nga trajtesa “Çfarë duan sicilianët” shkruar nga Natale Turko.

Ky tekst është botuar në web faqen “A RARIKA” të gazetarit të mirënjohur sicilian, Orazio Vasta, korrespondent i Radios-Kosova e lirë nga Sicilia.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …