Orazio Vasta: Vëllezërve nga Kosova që duan ta njohin jetën dhe veprën e poetit sicilian, Turi Lima

 

Vëllezërve nga Kosova, të cilët dëshirojnë t’i njohin mendimet dhe veprat e poetit sicilian, Turi Lima, dhe mbi mbështetjen që iu ka bërë të drejtave të popujve për vetëvendosje, vendosa për të shkruar këto që që po i sjell në vazhdim:

Turi Lima: “I tëri dhe me të gjitha jam sicilian”

Turi Lima u lind më 18 gusht 1925 në Sicili, në fshatin Katenuova nga babai Karmelo me nëna Jozefina Muni, të gjinisë Makarone. Ai qysh në vitet shtatëdhjetë, (shekulli i kaluar) shkroi me pseudonimin Turi Lima. Lima i dha jetë poezisë revolucionare në gjuhën siciliane, duke iu përkushtuar Sicilisë, Sicilisë si vetë atdheu i popullit sicilian, si kombësi duke fshirë terrthorazi në vepër sensibilizimin kultural në tezat e rikuperimit të specifikave të identitetit të banorëve të Ujdhesës, duke rikonstuktuar identitetin sicilian.

Qoftë llavë apo shkrepse,
qoftë degë e portokallit,
apo fletë i fikut të Indisë,
apo fletë e mandrilës,
nuk do të mund të them, cila është
Po të mos jetë siciliane.

Turi Lima sipas profesorit, Salvatore Kamilleri

Turi Lima, ashtu sikur ka shkruar para disa vitesh, profesor Salvatore Kamilleri, nuk ka qenë vetëm njëri prej poetëve, me të cilët duhej konsultuar per mendimet e Fojerbahut, për të mos e pranuar realitetin pasiv, por ai është interesuar në esencë për të bërë ndryshime. Nuk i kishte mbetur më per të vajtur më thellë duke e mbështetur betejën e tij në sicilianizëm, jo vetëm për ta përjetësuar angazhimin e tij human, për angazhimin e tij qytetar, të cilin e ka mbështetur përditshmërisht me një armë të vetme që dispononte, me poezinë… Por angazhimi i poetit, Turi Lima, nuk ka lindur si një Aragon apo si një Neruda, me një ideologji, ka lindur me një konsideratë filozofike, ka lindur me një dashuri të mundimshme për vendin e tij të lindjes, i ushqyer nga pasionet e rrebeluara, derisa të mos ishin problemet e jashtme shoqërore dhe politike.

Turi Lima sipas shkrimtarit Emanuele Galjano

Emanuele Galjano, poet sdhe shkrimtar sicilian, qysh në vitin 1984, në parathënine e librit të poezive të Turi Limes, ka shkruar: Nota dominate e rrëfimeve të poetit është “Sicilia është siciliane, pa ndonjë identitet tjetër me një shenjë të qartë të pangatërrueshme, që e dallon poetin e vërtetë nga epigonët dhe që e përplas me një shoqëri dhe një kulturë.
Duke qëndruar prapa të gjitha sensacioneve për një univers human per shumë aspekte të reja, Turi Lima ka hapur një tematikë të çlirimit, e cila gjendet në epiqendër të procesit zhvillimor në kohë dhe në histori.
Është evidente thyerja me poezinë tradicionale bukolike katolike, por edhe me tërë poezinë e polarizuar me urrejtje në vetë frekuencën e zërave, të ehos.
Rrethanat e autorit përqendrohen në mospërputhje të historisë dhe mistifikimit të saj, mes drejtësisë dhe padrejtësisë, mes lirisë dhe shtrëngimit, mes papajtueshmërisë së etikës së njeriut të fortë dhe konformizmit të shpirtërave servilë.
Në rrugën e tij Turi Lima është preokupuar jo për të akuzuar dhe për ta ngritur zërin, por duke e zgjuar ndërgjegjen e fjetur dhe duke e ftuar në vetë çështjen me një qëndrim të një nektari i cili respektohet.
Sajesa ideologjike është si element bazik në vetë orientimet kulturore dhe estetike, përderisa tema me përmbajtje shoqërore që është konsituar nga Rapisardi, Kuazimodoja, Brehti e Nazim Hikmeti, Witmani e Kardenali. Gjithnjë e konstituar në një komponente të gjallë e parathënë e njeriut, është e pranishme si substancë, dhe si ritëm në një kosmos dialektik, në mes subjektit të autorit dhe të dhënes ekzistenciale.

Turi Lima si Aristofani:

Përderisa një njeri është i lirë nuk mund të flë, ka shkruar komediografi Aristofan në shekullin e pestë para Krishtit. Ky është një model i realitetit të parapëlqyer të Turi Limes, i tillë për ata që konvertohen në koshiencën e të gjithëve dhe të cilët indukohen në “ruajtje”.
Ti nuk e njeh errësirën e netve, të mbushur me dhembje, të atij që ka fluturuar duke pastruar zingjirët dhe ka gjetur rënkim e zjarr, lakuriqësi e dëshprim dhe prapë vrapim mes qiellit e tokës… tingëllon briri i Eunos dhe prapë sot nëpër rrugë. Njeriu venitet i gozhduar…

Përse e zgjodhi preudonimin “Turi Lima”?

Pseudonimi “Turi Lima” në të vërtetë ishte një lojë fjalësh, e lidhur me idenë e sensibilizimit të sicilianëve në sicilianizëm, përmes poezisë. Në të vërtetë “Turi Lima”, në idenë e poetit ishte “kufiri”, farkatari i cili me aq durim “Lima” e korrigjoi dhe perfeksionoi një pjesë të hekurit të deformuar.

Turi Lima flamurtar dhe udhëheqës i separatizmit

Për shkak të luftës, familja Makarone u transferua në Katania, atje ku i riu Venero, u bë pjesëtar i Lidhjes së Rinisë Separatiste, organizatë e të rinjve të Lëvizjes për Pavarësinë e Sicilisë, andaj ai shpejt u bë një udhëheqës dhe bashkëpunues në realizimin e gazetave periodike si “Sicilia Martire” Sicilia e Kuqe” dhe “Sicilia e Pavarur”.

Turi Lima themeloi radion “Antenna Trinakria”

Në vitin 1961 i lind ideja për ta drejtuar gazetën mujore “Sicilia e Pavarur”, ndërsa në vitin 1978, themeloi dhe drejtoi radion “Antena Trinarkia” një radio të dëgjueshme, e cila polarizoi vëmendjen dhe ngritjen zgjimin e të gjithë qytetarëve rreth idesë me tematikë neosiciliane, demokratike, socialiste, internacionaliste dhe antimafioze.
Në vitet 70, ishte në mesin e themeluesve të “Fronitit Kombëtar Sicilian-Sicilia e pavarur”, ndërsa në vitet 80, ndodhet në “Lëvizjen Popullore për Çlirimin ne Sicilisë.
Mes tjerash në vitin 1970, me avokatin Natale Turko i dha jetë “Qendrës së studimeve historike e shoqërore të Sicilisë.

Turi Lima dhe idealizmi i tij atdhetar

Në moshën 72-vjeçare, më 10 dhjetor të vitit 1996, pas dhjetë ditë të sëmundjes së rëndë, duke qëndruar me një dinjitet impresionues, Turi Lima ndërroi jetë, duke na lënë ne sicilianëve, një ideal të madh atdhetar për të vazhduar punën e tij.
Por patriotizmi idealist i lënë nga Turi Lima i përket të gjithë popujve që luftojnë për pavarësi kombëtare, për këtë shkak mikrofonat e Antena Trinakias, u bënë pjesë e stafit të radios, e cila kishte mbështetur luftën e popujve të robëruar të palestinezëve dhe të kosovarëve.
Turi Lima është një dritë e paqes dhe e lirisë.
Vetëm poezia e tij e vërteton këtë supozimin tim, që është esenca e veprës së Turi Limes.
Përktheu nga gjuha italiane: Ahmet Qeriqi

Orazio Vasta është gazetar dhe intelektual i njohur sicilian. Në web faqen e tij “A Rarika” ka botuar dhe boton artikuj në mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Kosovës për Pavarësi.
Shkrimin për poetin sicilian, Turi Lima e ka shkruar nergut për shfletuesit e veb-faqes dhe dëgjuesit e Radios-Kosova e lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …