Orë letrare-muzikore për shenjtërimin e Nënës Terezë në Suharekë

Takimet letrare të dashamirëve të fjalës së shkruar mbahen çdo vit në kuadër të Festarit në Suharekë, i tillë ishte edhe takimi që u mbajt në kuadër të kësaj feste, por e veçanta e këtij takimi ishte se iu kushtua shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë.  Kështu në ambientet e Bibliotekës së re të qytetit u fol, u recitua dhe u këndua për Nënë Terezën. Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, e quajti nënë e madhe e kombit tonë: “Nënë Tereza kjo nënë e madhe na ka bërë të lumtur të gjithëve, sepse në kohën që po jetojmë gjërat e mira janë të pakta. Shenjtërimi i Nënës Tereze do të bëjë që emri i saj nuk do të harrohet kurrë”, ka thënë kryetari Asllanaj. Në këtë orë letrare u thanë edhe shumë thënje të mençura të Nënë Terezës si : “Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe”, si dhe “Nëse vërtetë duhet të dashurojmë, duhet të mësojmë se si të falim” E për emrin e saj dhe për shenjtërimin e saj ka fol Halil Morina, kryetar i Shoqatës “Elena Gjika-Dora d’Istria”, nën organizimin e të cilës u mbajt edhe ky takim letrar.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …