Oreshkoviq: Serbia t’i ketë të njëjtat kushtëzime si vendet e tjera të BE-së

Oreshkoviq: Serbia t’i ketë të njëjtat kushtëzime si vendet e tjera të BE-së

Kroacia mbetet konsekuente në kërkesat e saj karshi Serbisë. Zagrebi zyrtar përsërit se Serbia gjatë rrugës së saj të integrimit në BE duhet të plotësojë kushtet sa i përket jurisprudencës, sigurisë dhe të drejtave themelore. Kryeministri kroat, Tihomir Oreshkoviq ka thënë se ato që kërkon Kroacia si kusht për hapjen e kapitullit 23, i kërkojnë për Serbinë edhe vendet e tjera të BE-së. “Ne kërkojmë që Serbia të ketë po ato kushtëzime që i ka pasur Kroacia dhe anëtaret e tjera”, është shprehur Oreshkoviq. Shteti kroat i ka përqëndruar kërkesat në gjykimet për krimet lufte, çështjen e mbrojtjes së pakicës kroate në Serbi si dhe bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …