Organet hetimore në Tiranë kanë filluar hetimet në lidhje më një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimeve kompjuterike

Organet hetimore në Tiranë kanë filluar hetimet në lidhje më një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimeve kompjuterike

Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të informacioneve të marra dhe duke u koordinuar me partnerët e saj, ka evidentuar dhe ka filluar hetimet së bashku me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje më një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimeve kompjuterike, e cila kishte të bënte memashtrimin e shtetasve të huaj nëpërmjet rrjetit kompjuterik. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, së bashku me prokuroren e Rrethit Gjyqësor Tiranë Elisabeta Imeraj, konferencë për shtyp bënë të ditur se janë arrestuar 35 të dyshuar, mes të cilëve edhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi izraelit, Refael Genish. Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …