Organizata Botërore e Shëndetësisë e aprovoi vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent, duke i hapur rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë. Kjo është e para vaksinë që i shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave të organizatës së Kombeve të Bashkuara. kjo lëvizje i lejon shteteve që ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, dhe i krijon mundësinë UNICEF-it e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet. OBSH mblodhi ekspertë rregullatorë nga i gjithë globi, së bashku me ekipin e tij për të aprovuar vaksinën që tashmë është shpërndarë në disa vende të pasura.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …