Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi për fillimin e testimit në masë të tre ilaçeve për trajtimin e mundshëm të sëmundjes Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Hulumtimi do të bëhet në 52 vende të botës dhe do të përfshijë mijëra studiues në mbi 600 spitale. Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit. OBSH-ja tha se këto ilaçe u zgjodhën nga një panel ekspertësh të pavarur pasi u mor parasysh potenciali i tyre në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes të pacientëve me Covid-19 të hospitalizuar. “OBSH-ja është krenare që po udhëheq këtë përpjekje globale pasi zbulimi i terapive efektive mbetet një nevojë kritike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …