Shtimi shumë i madh i rasteve të reja të infektuara me virusin korona ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të kërkoj rikthimin e masave anti kovid. Në shumë vende të botës, ka një shtim tejet të madh të të infektuarve me variantin e ri të këtij virusi. Ekspertja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria van Kerkhove, ka tërhequr vërejtjen se varianti Delta është aktualisht forma më agresive e virusit, i cili është përhapur në të gjithë botën dhe për këtë arsye duhen marrë masa shtrënguese për t’u mbrojtur. Njohësit e fushës së mjekësisë kanë thënë se shkak se situata epidemiologjike në shumë vende, është përkeqësuar për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe uljes së ritmit të procesit të vaksinimit. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë shpesh thirrje për shpërndarjen e barabartë të tyre, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, por duket se qeveritë e vendeve të pasura nuk e kanë zbatuar atë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …