Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shfaqur shqetësimin e saj për përhapjen e pandemisë në Evropë. Gjatë një interviste të dhënë për BBC, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge ka paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren masa urgjente, rreth 500 mijë njerëz mund të vdesin për shkak të pandemisë deri në muajin mars. Ai ka shtuar më tutje se janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta. Gjatë javëve të fundit, shumë shtete të Evropëps janë përfshirë nga një valë e re e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe kjo ka bërë që shumë qeveri të shtojnë masat kundër pandemisë, masa kundër të cilave po mbahet protesta nëpër kryeqendra të shteteve të Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …