Shqipërinë

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit

Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019, i cili ka qenë viti më i mirë për sa i përket hyrjes së vizitorëve të huaj në Shqipëri. Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022. Gjatë muajve janar-gusht të vitit 2022 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 5,6 milionë turistë të huaj. E thënë ndryshe, 1,3 milionë turistë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 800 mijë më shumë se e vitit 2019. Ndër shtetet me rritjen më të madhe të vizitorëve janë Spanja, Greqia, Holanda, Franca, Polonia, vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …