Organizata ‘Demokraci Plus’ (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për periudhën janar-qershor 2024. Sfidat me të cilat u përball OShP-ja në vitin 2024 janë vonesa në vendimmarrje, kryesisht për shkak të një bordi të pakompletuar dhe mungesës së stafit, mungesa e konsistencës në vendimmarrje, gabime të ekspertëve dhe pamjaftueshmëri në transparencë. Monitoruesit gjatë kësaj periudhe kanë vërejtur se njëra ndër sfidat e vazhdueshme mbetet vonesa në vendimarrje. Në total nga 367 vendimet e marra, OShP gjatë kësaj periudhe kishte nxjerr vetëm 122 vendime brenda afatit ligjor. Në një rast OShP, ishte vonuar 144 ditë deri në nxerrjen e vendimit ani se sipas Ligjit të Prokurimit Publik nga OShP-ja kërkohet që të nxjerrë vendime brenda 34 ditëve
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …