leoni

Organizata Demokracia në Veprim e ka quajtur të dështuar votimin e sotëm në katër komunat në veri të Kosovës

Organizata Demokracia në Veprim e ka quajtur të dështuar votimin e sotëm në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Ismet Kryeziu ka konstatuar se në shumë qendra votimi të veriut të Kosovës, këtë të diel nuk janë plotësuar kushtet për të garantuar një proces votimi të lirë dhe të drejtë. “Jemi duke folur për 100 qytetarë deri në informacionet e fundit që i kemi, në të gjitha komunat e Kosovës. S’e besoj që do të arrijë ndonjë përqindje kjo dalje në këtë formë ose në këtë format se si po shkon procesi…Qytetarët serbë në këtë rast janë viktimë e politikave, por edhe viktimë e Listës Serbe, të politikës së Beogradit, por edhe e Qeverisë së Kosovës, e cila jo mjaftueshëm ka bërë për të adresuar këto çështje” ka theksuar Ismet Kryeziu, përfaqësues i organizatës “Demokracia në Veprim”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …