Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se 123 mijë e 538 banorë, palestinezë, në Gaza janë zhvendosur brenda vendit, kryesisht për shkak të frikës, shqetësimeve për mbrojtjen dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre, ndërsa 73 mijë njerëz janë strehuar nëpër shkolla. Adnan Abu Hasna – zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë pret që shifra të rritet. Në atdheun e tyren në Gaza jetojnë 2 milionë e 300 mijë palestinezë. Para se të niste sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën, Izraeli paralajmëroi njerëzit që jetonin në zona të caktuara të largoheshin. Largohuni prej andej tani, sepse ne jemi gati të veprojmë kudo me gjithë forcën tonë, ka urdhëruar kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Deri tani në luftime dhe nga pasojat e tyre janë vrarë mbi 700 izraelitë dhe më shumë se 500 palestinezë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …