Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Faton Klinaku ka deklaruar se nga Gjykata Speciale mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së. “Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku. Kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat çlirimtarëve të Kosovës nga Gjykata speciale. Qëndrimi i OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare, ka shkruar Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …