Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Pejë, ka reaguar kundër ministres, Donika Schwarz, e cila tha se Ramush Haradinajt, është ‘’gjeneral të vetëshpallur’’. OVL e UÇK-së në Pejë, këtë konstatimm e cilëson përdhosje të sakrificës së mijëra dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së. Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur” është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm në front; mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në krah të tij në Dukagjin, duke u përballur me makinerinë vrastare të Serbisë. Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë. Zonja Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri. Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje dhe kjo është për turp, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së, në Pejë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në …