koshare

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së në Pejë reagon pasi flamuri i Serbisë u pa në kullën e vrojtimit në Koshare

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së në Pejë ka reaguar pasi në media ka qarkulluar një fotografi e një flamuri serb në kullën e vrojtimit në Koshare. Për OVL-UÇK Pejë kjo foto e flamurit serb në mesin e shumë flamujve të shqyer kombëtarë është provokim për shqiptarët. Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Dukagjin kanë kërkuar nga shteti i Kosovës të marrin masa dhe të dënojnë fajtorët e këtyre veprave. Ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtarë nga institucionet e shtetit në lidhje me këtë raportim të mediave dhe nuk dihet nëse fotografia është e ditëve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …