leoni

OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër akuzave që i janë bërë nga partitë politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër akuzave që i janë bërë nga partitë politike. Në reagim thuhet se akuzat ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të motivuara nga dështimet dhe dëshpërimet e subjekteve politike të cilat nuk po mund t’i bëjnë numrat e për përfitime më shumë personale sesa të përgjithshme. Të mos e njohësh organizimin, funksionimin dhe qëllimin se përse ekziston OVL e UÇK-së, si e dëshmuar për interesa të përgjithshme por jo partiake e personale siç mund të kërkohet aktualisht qoftë nga pozita e qoftë nga opozita, e aq më pak kur ne ishim edhe kundër gjykatës speciale, edhe kundër pozitës së atëhershme, dhe herë të bashkëngjitur në protesta të opozitës e here duke i organizuar vet, do të thotë se ke qëllim të keq e tendencioz ndaj saj. Duke pasur parasysh bllokimin e formimit të Institucioneve të Kosovës, ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike, që të ulen në tryezë të bisedimeve dhe të gjejnë një zgjidhje për interesat e vendit, sepse siç po e shohim ne, të gjitha pa përjashtim janë duke menduar e vepruar vetëm për interesa partiake”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …