Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së ka reaguar pasi xhandarmëria serbe ka bastisur dy shtëpitë e veteranit, Nadir Sefedini

Një numër i madh i pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe kanë bastisur e demoluar dy shtëpi të veteranit të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Nadir Sefedini, në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë. Për këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së. Një numër i madh i xhandarmërisë serbe bastisen dhe hynë në mënyrë më çnjerëzore në shtëpitë e familjes Sefedini në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë, duke demoluar gjithçka”, njofton kjo organizatë e luftës e cila fton Qeverinë e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar,  që ta dënojnë këtë akt, me qëllime politike, për të mbjellin frikë dhe pasiguri. “Gjithë ky tmerr që iu shkaktua familjes së ish-ushtarit të UÇPMB-së ishte se gjoja posedon armë. Ne si OVL e UÇPMB-së i bëjmë me dije se aktet të tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në Kosovës Lindore, thuhet në reagimin e veteranëve të luftës së UÇPMB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …