Sot në ambientet e Bibliotekës ” Sokol Kryeziu” dhe të Muzeut ” Jahir Mazreku” në Malisheve, filluan aktivitetet me fëmijët e SHFMU-” Ramadan Morina” Damanek, në bashkëpunim me Organizatën Health of Natyre in Kosovo. Fëmijët i priti dhe i njoftoj, udhëheqësja e bibliotekës, Hana Bytyçi dhe u foli, për librat që ka ky institucion, për fëmijë, të rriturit dhe të tjera vepra, më pas fëmijët vizituan, muzeun si dhe ekspozitën, ” Ta mbrojmë Mjedisin”, dokumentet dhe artefaktet që gjinden brenda në të. Këto aktivitete vazhdojnë edhe ditëve në vijim, njëherit ftohën fëmijët malishevas që t’u bashkohen aktiviteteve kulturore, mjedisore, si dhe pjesëmarrjes në kuiz diturie dhe ese. ”Natyra e pastër- shëndeti ynë”.