Organizata ”Health of Natyre in Kosovo” përmbyllë aktivitetet ”Ta ruajmë mjedisin”

Sot në ambientet e Bibliotekës ”Sokol Kryeziu” dhe të Muzeut ” Jahir Mazreku”, Organizata Health of Natyre in Kosovo përmbylli aktivitetet me fëmijët e SHFMU-” Ramadan Morina” Damanek, dhe SHFMU ” Xheve Krasniqi-Lladroci- nga Drenoci, në bashkëpunim me udhëheqësen e bibliotekës, Hana Bytyçi. Në këto aktivitete, folën drejtoresha për arsim dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi, kurse nga zyra e kryetarit, Ekrem Kastrati, këshilltari për Kulturë, rini dhe sport, Rexhep Mazreku. Ata theksuan ”Angazhimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, nga këto dy shkolla që organizuan  aktivitete për mjedisin, projekte të cilat i  realizuan për mes  Organizata ”Health of Natyre in Kosovo”, nxënësit tanë treguan suksese të larta duke u renditur ndër më të mirët me punimet e tyre, eset dhe idet kreative. Ne si institucione komunale do t’u mbështesim brenda mundësive, jo vetëm moralisht por edhe materialisht, sepse ta ruash dhe të kujdesesh për ambient të pastër, do të thotë ke investuar në shëndetin e njerëzimit”, përfunduan Krasniqi e Mazreku. Në fund nga nxënësit u dha edhe një program kulturor dhe artistik tematik dhe  më pas  të gjithë nxënësve iu shpërndanë certifikata për sukseset e treguara me idetët dhe projektet e realizuara për mes Organizata ”Health of Natyre in Kosovo”.

May be an image of 5 people, people dancing and costume

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …