Organizata japoneze “Jica” ka shprehur interesimin që të bashkëpunojë me Komunën e Rahovecit në sektorin e menaxhimit të mbeturinave

Si rezultat i menaxhimit të mbeturinave në komunën e Rahovecit dhe eliminimit të deponive ilegale, organizata japoneze “Jica” ka shprehur interesimin që të bashkëpunojë me Komunën e Rahovecit në këtë sektor. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi dhe Zyrtaren për Mjedis, Bjondina Ramaj, kanë pritur në një takim përfaqësuesin e kësaj organizate dhe ekspertin financiar, Paulo Vinicius Queiroz Sousa, me të cilin është diskutuar për reformimin e sistemit të mbledhjes së mbeturinave.

Kryetari Latifi tha se, komuna e Rahovecit i është falënderuese organizatës “Jica”, e cila në vazhdimësi ka mbështetur qytetarët e Rahovecit me donacione të shumta. Jam i sigurt se bashkëpunimi ynë i ri do të prodhojë rezultate tejet pozitive dhe të dobishme për qytetarët e Rahovecit, është shprehur mes tjerash kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …