Shqiperia Etnike

Organizata “Kushtrimi” thërret për Bashkim

Gjërat serioze, kur janë në pyetje ndryshimet Kushtetuese, shtrohen ne tavolinen e formimit te bllokut opozitar duke shtrirë dorën vëllezërore, duke u besatuar se bashkarisht do të krijoni unitetin ndër shqiptarë, do të reformoni këtë shoqëri dhe do të jetësoni frymën e rilindjes. Të gjitha partitë politike opozitare e kanë nga një parashutist të deleguar dhe të infiltruar nga struktura antishqitare të ardhur nga jashtë. Largimi i tyre është obligim i detyruar i juaji që doni të merrni mbi supet tuaja ardhërinë e popullatës shqiptare në Maqedoni. Bëhuni burra dhe vendosni për fatin e mjerë të shqiptarit. Përderisa opozita nuk i pastron rradhët e veta dhe nuk bashkohet, le të kuptojmë që këta subjekte nuk janë të sinqertë në deklaratat e tyre, kanë prapavija të erëta, të cilët me këtë mënyrë të veprimit parcial, në mënyrë direkte e ndihmojnë VMRO-BDI-në edhe për një mandat dënimi të kësaj popullate. Nëse nuk vërejmë lëvizje pozitive me garanca shpresëdhënëse, ka ngjasa të thërrasim në bojkot dhe mos pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të parapara në dhjetor të këtij viti. (M.A)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …