Organizata luftarake Hamas njoftoi se mbi 5.000 raketa janë lëshuar mbi Izraelin gjatë Operacionit, "Përmbytja Al-Aksa"

Organizata luftarake Hamas njoftoi se mbi 5.000 raketa janë lëshuar mbi Izraelin gjatë Operacionit, “Përmbytja Al-Aksa”

Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se  Grupi militant i Hamasit palestinez sot në mëngjes lëshoi qindra  raketa në Izrael, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, duke përfshirë edhe  Jerusalemin dhe Tel Avivin. Ende nuk ka ende raportime për viktimat.  Ndërkohë Hamasi publikoi një deklaratë duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar  mbi Izraelin gjatë Operacionit “Përmbytja Al-Aksa”. “Ne kemi vendosur t’i japim fund të gjitha krimeve të pushtimit, u tha në deklaratë. Koha e cionistëve  për të kryer krime pa mbajtur përgjegjësi ka mbaruar. Mediat palestineze bënë të ditur se militantë të armatosur kanë kaluar kufirin nga Gaza për në Izrael, ndërkaq Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë pranuar se një numër i palestinezëve  janë infiltruar në Rripin e  Gazës, të cilin Izraeli e kishte okupuar në vitin 1967. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, është nisur për në Tel Aviv për një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë, përderisa ministri i Mbrojtjes ka autorizuar që të thirren në detyrë rezervistët e ushtrisë. Sulmi është edhe  një hakmarrje  e Hamasit ku në Bregun Perëndimor, ushtria Izraelite  gjatë këtij viti ka vrarë rreth 200 palestinezë. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve palestineze ndaj caqeve izraelite janë vrarë mbi 30 hebrenj.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …