Dëmet e luftës

Organizata “Ngritja e Zërit” ka hartuar 1 mijë e 20 padi për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia

Organizata “Ngritja e Zërit” ka hartuar deri më tani 1 mijë e 20 padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata në 11 komuna të Kosovës, për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por që të gjitha janë refuzuar, me arsyetimin se ato nuk janë kompetente të padisin një shtet tjetër. Kryetari i kësaj organizate joqeveritare që merret me dëmet e luftës, Jahir Bejta, thotë se Ligji mbi Procedurën Kontestimore u jep të drejtë gjykatave që t’i trajtojnë këto lëndë, derisa vlerëson se në këtë drejtim është dashur të veprojë ministria e Drejtësisë.  Mirëpo prapë, sipas dispozitave tjera të po të njëjtit Ligj mbi Procedurën Kontestimore, jepet arsyeja, e drejta që të vendosin gjykatat vendore, pasi që krimi ka ndodhur këtu, provat janë këtu. Gjykatat kanë mundësi t’i trajtojnë, megjithëse këtu është dashur të ndërhyjnë dhe të punojnë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucione tjera dhe të krijojnë kushte”, ka thënë Bejta.

Sipas Bejtës, 850 padi janë dorëzuar në Gjykatat Themelore nëpër komuna, kurse 450 ankesa janë refuzuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke i vlerësuar aktvendimet refuzuese të Gjykatave Themelore si të drejta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …