Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhuron një donacion për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhuron një donacion për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, ka dhuruar sot një donacion për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili përmban pajisje të teknologjisë informative të cilat do të përdoren për mësim. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi ka thënë se ky donacion do të shërbejë për studentë dhe të gjithë pjesëtarët e sigurisë që ndjekin mësime  e-learning  në Akademi , i cili  program mësimor është si rezultat i projektit të binjakëzimit  të Komisionit Evropian përmes  ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia. “Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinë duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale për pjesëtarët e sigurisë publike”,  tha Smakiqi. Ndërsa udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë  Jan Braathu, tha se ndjehet i lumtur për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë OSBE-ja për Akademinë. Ai shtoi se zhvillimi i Akademisë ka qenë  mision i OSBE-së , si dhe njëri ndër sukseset kryesore të sajë me mision në Kosovë. Në fund të këtij takimi ai mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë me temën “Policimi në bashkësi në parandalimin e kërcënimeve transnacionale”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …