Organizata Shqiptaret e Bashkuar KOMUNIKATË PËR OPINION, lidhur me apelin e 25 nënshkruesëve të letrës së aktivistëve shqiptaro-amerikanë

Organizata Shqiptaret e Bashkuar KOMUNIKATË PËR OPINION, lidhur me apelin e 25 nënshkruesëve të letrës së aktivistëve shqiptaro-amerikanë

Një letër e shpërndarë nga një grup aktivistësh, nga ta edhe biznesmenë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan, nga opinioni i brendshëm në Kosovë u kuptua si apel i shqiptaro-amerikanëve, që liderët në Kosovë të jenë të bashkuar që ta shfrytëzojnë, siç thonë ata, momentin historik për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë me mbështetjen e Amerikës. Letra ka përmbajtje afirmative dhe është shprehje e miqësisë shqiptaro-amerikane, por nuk shprehë qëndrimin e komunitetit shqiptaro-amerikanë, por shprehë qëndrimin e 25 aktivistëve me emër e mbiemër, jo si përfaqësues të komunitetit.
 Problemi i Kosovës si një problem shoqëror ka një numër karakteristikash specifike që duhen spjeguar, demokracia para së gjithash është përfaqësim, nuk është unitet, i kujt dhe ndaj kujt? Unitet ndaj grupit, liderit, apo platformës, e si mund të ketë unitet kur nuk ka platformë, këtë nuk e kanë marrë parasysh ideatorët, grupi, apo quani si të doni, “të vetëpromovuarit“.
Është e pakuptueshme thirrja për unitet, ngase uniteti lidhet me shoqëritë konfliktuoze, i konflikteve sociale, si probleme shumë interaktive, shumë komplekse, dinamike, të menaxhimit të paqartë që kërkon identifikimin dhe konsiderimin e të gjitha aspekteve dhe impakteve që janë të rëndësishme për situatën e tanishme. Paradigma sistemike merret me tërësinë në një kuptim holistik dhe për këtë arsye është e përshtatshme për probleme komplekse siç është problemi i Kosovës… Pra letra është model i komunikimit që i adresohet publikut më tepër si ide-dëshirë, dhe është kornizë referuese e një personi, ose një grupi të ngusht njerëzish, padyshim emra aktivistësh të njohur për komunitetin. Paradigma e një personi, apo disa sish është se si ata e shohin botën bazuar në të gjitha informacionet që ata kanë mbledhur dhe që ata posedojnë!?
Çështjet e shtruara kanë të bëjnë më tepër me qeverisjen sesa me dialogun, çka pra nënkupton uniteti, që nuk dimë çka do të prodhojë. Kërkesa të tilla janë shtruar nga secila parti ndaras në parlament. “ Uniteti” do të jetë i kontrollueshëm vetëm nëse mund të gjejë të paktën një zgjidhje nga grupi i “ideologëve” shqiptaro-amerikanë, e lejueshme, që përkthen sistemin demokratik të Kosovës jo si shtet i dëshiruar i politikanëve të Kosovës, por i qytetarëve, në mënyrë që Kosova të jetë e pavarur jashtë ndikimit serbë dhe atij rus.
 Nëse vehen kufizime menaxhuese, duke ua adresuar liderëve politik të Kosovës për të realizuar qëllimin “unitet se ndryshe nuk bënë”, ide të tilla nuk menaxhohen dhe nuk mund të arrijnë qëllimin e caktuar, pse jo debate të hapura publike “online”, ku do të përfshiheshin, përfaqësuesë shoqatash të regjistruara në zyret ligjore dhe që janë me ndikim në komunitet, por që kanë adresë postare, por edhe seli zyrtare. Sistemi i menaxhimit politik, jo demokratik, nuk është i kontrollueshëm dhe nuk ka asnjë pikënisje në formimin e një strategjie fiktive për një problem që nuk ka zgjidhje në realitet. Këto fakte duhet të vërtetohen dhe provohen nga ideatorët “unifikues”, një grup pa përfaqësim.
Qëllimi është të përmirësohet situata aktuale në disa hapa, në mënyrë paqësore përmes marrëveshjes, sipas parimit: dialogu, hulumtimi i zgjidhjeve variante, aplikimi i parimit të dhënies, marrjes, me kusht që përfitimet dhe përfitimet të mos jenë të njëjta, por të detyrueshme që gjithçka të shkon në mënyrën që askush të mos jetë në humbje.
Në situatën të cilën gjendemi, në këtë ngërç politik, mund të janë dy zgjidhje: të gjindet një zgjidhje ligjore apo të krijohet një mundësi e deklarimit të popullatës online se a dëshirojnë zgjedhje tani të jashtëzakonshme apo pas pandemisë.
Në shtetet ligjore dhe demokratike, institucionet shtetërore, funksionojnë në bazë të ligjit.
Në emër të Organizatës
Shqiptarët e Bashkuar
Rrok Dedvukaj, kryetar
Detroit, 22 gusht, 2020

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …