Organizata Studentore “Reforma” nesër, para rektoratit të UP-së, do të zhvillojë një aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për uljen e vlerës së bursës studentore që ndan UP-ja për studentë të shkëlqyer nga 900 në 500 euro. Këtë aktivitet simbolik, do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura nga Departamenti i Artit Figurativ. Studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerë 900 euro.
