Organizata VoREA (Voice of Roma Ashkali and Egyptian) fton të gjitha mediat që të japim hapësirë promovimi kësaj shpallje për, Cmimi i EU-s për Integrimin e Romëve në vendet e Ballkanit Përendimore dhe në Turqi “Unknown Hero”.
Kjo fushatë e cila është duke u zhvilluar për të nderuar punën e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Aktivisteve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilat kanë mbështetur integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si pjesë fundamentale e të drejtave të njeriut, në grassroot level.
Këtë vit për dallim nga viti i kaluar çmimi i dedikohet Vajzave apo grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilat kanë bërë ndryshime të rendesishme ne komunitetet e tyre me rendësi të veçantë tek gratë e komuniteteve të cilat kanë kontribuar në procesin e integrimit të këtyre tri komuniteteve dhe të cilat kanë promovuar rolin e gruas duke sjelle ndryshime pozitive në komunitetin e tyre.
Aplikacionet do të shqyrtohen nga një panel i pavarur për të gjitha shtetet dhe me pas vendi i parë do të shperblehet me një shumë prej 7,500 euro ndërsa vendi i dytë do të shpërblehet me shumën prej 4,500 euro. Fitueset nga secili shtet do të ftohen në ceremonin e ndarjes së çmimeve në Bruksel nga data 18-21 Mars, 2019.
Ky çmim financohet nga Unioni Evropian, Fondet IPA dhe implementohet nga Roma Active Albania.