Katolikët, ortodoksët e as myslimanët nuk mund ta përvetësojnë e as të manipulojnë për qëllime politike e as religjioze krye figurën gjithëkombëtare shqiptare, SKËNDERBEUN, SEPSE është i të gjithëve.
Organizata “SHQIPTARËT E BASHKUAR” në Detroit të Michigan-it, me indinjatë të thellë dhe në mënyrë kategorike e hedh poshtë propozimin skandaloz dhe diletant-antikombëtar të Dom. Ndue Gjergjit dhe të partizanëve mbështetës të tij se gjoja Gjergj Kastrioti-Skënderbeu – Postmortum, të “GRADOHET” me titullin “AT I KOMBIT SHQIPTAR”. Ky është ofendimi më vulgar dhe provokimi më naiv dhe, më i turpshëm, që ndonjëherë në historinë 550-vjeçare të deritashme, i është bërë figurës mbarëshqiptare, GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT. Poshtë tradhtia, padituria dhe pabesia ndaj emrit dhe veprës heroike dhe patriotike të GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT!
Pa asnjë keqkuptim, nëse ekzistojnë argumente të qëndrueshme dhe të mjaftueshme historike dhe religjioze, SKENDERBEUN, do të mund ta shpallte “AT të shenjtë” vetëm VATIKANI, JO Dom Ndue Gjergji e askush tjetër, qoftë ai edhe Ismail Kadare apo Rexhep Qosja, si dy nga figurat më të njohura dhe më madhështore të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
Prapavija e një propozimi të tillë ka karakter të thellë politik dhe religjioz tejet perfid dhe shumë të rrezikshëm (që shihet nga aeroplani) sepse apelon për përçarjen fetare, kombëtare dhe atdhetare, ashtu sikurse sajimi i “kombit kosovar” nga “babai” i tij, Nexhmedin Spahiu.
Mirëpo, me gjithë këtë provokim skandaloz dhe naiv të figurës gjithëkombëtare të Skënderbeut, nëse Vatikani do ta miratonte një propozim të tillë të Dom Ndue Gjergjit dhe bashkëmbështetësve të tij, atëherë, do të mbyllej çdo gjë, ashtu sikurse me rastin e shenjëtërimit të Nënë Terezes. Të gjithë, do ta pranonim, por, jo assesi propozimin e Dom Ndue Gjergjit, i cili në vend se këtë t’ia dërgonte Papa Françeskut të Vatikanit, e ka dërguar në aderesa të gabuara dhe jokompetente shtetërore, si dhe të elitës intelektuale shqiptare.
Skënderbeu nuk ishte figurë fetare, as politike e as krahinore, por vetëm mbarëkombëtare shqiptare
Prandaj, as katolikët, as ortodoksët e as myslimanët nuk mund ta përvetësojnë e as të manipulojnë për qëllime politike e as religjioze me krye figurën gjithëkombëtare shqiptare, SKËNDERBEUN, SEPSE është i të gjithëve.
Këtë duhet ta dinë të gjithë si kisha, si shteti, si shkenca, si xhamia dhe si teqja. Kështu flet historia e derisotme 550-vjeçare. Prandaj, nuk mund të bëhet kurrfarë retushimi i saj, as në aspektin kombëtar e as në aspektin religjioz, pavarësisht nga qëllimet tendencioze dhe nga dëshirat e shkreta utopiste të individëve apo të grupeve të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë histori më se 550-vjeçare, është padituri, provokim, diletantizëm dhe tradhti e kulluar ndaj Skënderbeut, ndaj kombit shqiptar dhe ndaj atdheut shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE.
-Për emrin, për emrin, për figurën dhe për veprën e ndritshme gjithëkombëtare shqiptare të Gjergj Kastriotit të Skënderbeut, së pari, kam mësuar nga historia e Marin Barletit, nga historia e Naim Frashërit, nga historia e Fan S. Nolit, nga historia Skënder Luarasit…etj.
Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar dhe, nuk ka sugjeruar që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të gradohej me titullin “At i kombit shqiptar”. Kjo, do të thotë se, ne, me gjithë dëshirat tona tekanjoze dhe diletante, në asnjë segment nuk mund të jemi më të dijshëm sesa Marin Barleti, Naim Frashëri, Fan S. Noli, At Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Konstandin Kristoforidhi, Jeronim De Rada, e shumë rilindës të tjerë të RILINDJES sonë kombëtare shqiptare, që tash, pas 550-vitesh, në shekullin XXI, ne, me Dom Ndue Gjergjin në krye dhe me disa bashkëmndimtarë naivë të tij, të kërkojmë nga të dy shtetet shqipatare (Shqipëria dhe Kosova), si dhe nga të tri akademitë shqiptare (Tiranë, Prishtinë dhe Nju-Jork), që Gjergj Kastriotin-Skënderbeun ta “gradojmë” – “AT TË KOMBIT SHQIPTAR”.
Si në kuptimin historik, kombëtar, fetar, politik dhe atdhetar, një propozim i tillë është gabim fatal, sepse në asnjërën histori të shkruar nga autorët e përmendur më sipër nuk sugjerohet një gjë e tillë, që Skënderbeu të shpallet “AT I SHENJTË”, sepse AI nuk ka luftuar për një, për dy ose për tri fe, por, për gjithë kombin shqiptar pa dallim feje dhe krahine, për gjithë Shqipërinë, JO për kishën, as për xhaminë e as për teqen veç e veç. Prandaj, SKËNDERBEU është i të gjithëve, jo vetëm i katolikëve, jo vetëm i mysliamnëve dhe, jo vetëm i ortodoksëve.
Për të mos spekuluar dhe parafrazuar, ja bashkombës të dashur dhe të nderuar shqiptarë (katolikë, myslimanë dhe ortodoksë) të SHQIPËRISË ETNIKE, teksti integral i propozimit, të nënshkruar nga Dom Ndue Gjergji (famullitar i kishës së Zojës-Pajtore të Shqiptarëve në Detroit të Michiganit, që Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të shpallet, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”:
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë, është dhe do të mbetet, figura dhe personaliteti më i lartë i Kombit, Kryeheroi i lirisë dhe mëvetësisê së shqiptarëve, simboli i bashkimit të shqiptarëve të të gjitha trevave, themeluesi i shtetit të parë shqiptar të mesjetës, themeluesi i parë i vetedijes kombëtare të shqiptarëve, themeluesi i flamurit tonë që trashëgojmë sot, gjeneral ushtarak i përmasave botërore, politikan dhe strateg i shquar, frymëzues për liri dhe pavarësi ndër shekuj i shqiptarëve dhe sidomos Rilindasve tanë, frymëzues i luftës për liri i shumë popujve evropiane, një emblemë e çmuar njëqind përqind shqiptare, që ka marrë vleresime maksimale gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, në libra, shkrime, poezi, monografe, tituj, lavde, elogji, buste, përmendore, emra sheshesh e rrugësh në mbarë Evropën…..
Nga Dom Ndue GJERGJI*/
KOMUNIKATË PËR SHTYP – Këshilli Organizator i Simpozumit Shkencor Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i përberë nga përfaqësitë e shoqatave atdhetare, intelektuale dhe qendrave fetare në Michigan, mbas përfundimit me sukses te këtij Simpoziumi me 27 Janar 2018, i propozon instancave më të larta të shteteve së Repuplikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shpalljen me ligj të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”.
Ideja e këtij propozimi lindi në fazat përmbyllëse të këtij Simpoziumi dhe mori rrugë përgjatë reflektimeve dhe debateve të përbashkëta në grup, me mbështetjen e profesorëve më të mirë të historisë së Shqipërisë, të cilët morën pjesë në këtë Simpozium, me bindjen se kjo ide përfaqëson dëshirën dhe vullnetin e lirë të shumicës së shqiptarëve në trojet amtare dhe diasporë.
Ne anëtarët e këtij Komisioni, mendojmë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë, është dhe do të mbetet, figura dhe personaliteti më i lartë i Kombit, Kryeheroi i lirisë dhe mëvetësisê së shqiptarëve, simboli i bashkimit të shqiptarëve të të gjitha trevave, themeluesi i shtetit të parë shqiptar të mesjetës, themeluesi i parë i vetedijes kombëtare të shqiptarëve, themeluesi i flamurit tonë që trashëgojmë sot, gjeneral ushtarak i përmasave botërore, politikan dhe strateg i shquar, frymëzues për liri dhe pavarësi ndër shekuj i shqiptarëve dhe sidomos Rilindasve tanë, frymëzues i luftës për liri i shumë popujve evropiane, një emblemë e çmuar njëqind përqind shqiptare, që ka marrë vleresime maksimale gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, në libra, shkrime, poezi, monografe, tituj, lavde, elogji, buste, përmendore, emra sheshesh e rrugësh në mbarë Evropën.
Ne anëtaret e këtij Komisioni, mendojmë se në etapat e reja social-historike, dhënia e këtij titulli të lartë Kryeheroit tonë, do të shërbente për një mobilizim të ri moral, intelektual dhe shpirtëror mbarëshqiptar, për të fuqizuar integritetin, kohezionin dhe njësimin kombëtar, si shtylla kryesore të identitetit tonë si shqiptar, pasardhës të Ilirëve, si një vector emancipues dhe një pasaportë dinjtoze për shqiptarët në proceset integruese në komunitetin evropian dhe më gjerë.
Dhënia e këtij titulli, do te shërbente si një mesazh i fortë dhe i guximshem për bashkësinë Evropiane, se orientimi gjithë-dimensional i shqiptarëve është Evropa, se shqiptarët janë pasardhësit e Skënderbeut, i cili luftën e tij të drejtë, ja kushtoi jo vetëm çlirimit të viseve arbnore, por edhe mbrojtjes së civilizimit të hershëm evropian. Si rrjedhojë, identifikimi ynë si Skënderbegas, do të kthehej në një vlerë të shtuar dhe faktor emancipues për vetë komunitetin evropian.
Me një argument historik të pregatitur nga historiani i njohur Prof. Dr. Jahja Drançolli, me sugjerimet e vazhdueshme të Dr. Pëllumb Xhufi, në kontakte të vazhduesheme me Prof. Dr. Romeo Gurakuqi e të tjerë, me kontributin e dëlirë të anëtarëve të këtij Komisioni, dhe pas një mbështetjeje te jashtëzakonshme nga elita intelektuale dhe biznesmenë të shquar të Diasporës në SHBA dhe Kanada, kemi përfunduar dhe dërguar instancave përkatese shtetërore shqiptare për t’a ratifikuar këtë dokument, i cili po te kurorëzohet me sukses, mendojmë se përbën një akt të lartë vlerësimi, civilizimi dhe qytetarie, per te cilin kemi nevojë ne shqiptarët si komb dhe më së shumti e meriton figura e pavdekshme e Skënderbeut në përmbyllje të 550 vjetorit të vdekjes së tij. Ne anëtaret e këtij Komisioni, i bëjmë thirrje të gjitha mediave vizive dhe të shkruara, të gjithë rrjeteve sociale dhe mbarë opinionit publik shqiptar, që t’i bashkohen dhe të na mbështesin në këtë nismë tē pastër atdhetare, jashtë të gjitha influencave krahinore, politike apo fetare; t’a shpërndani këtë dokument në çdo dritare mediatike, derë dhe zemër shqiptare, duke qenë të bindur se kjo është shërbesa më e vyer ndaj vetes suaj dhe identitetit të trashëgimtarëve tuaj, të lidhur pazgjidhshmërisht dhe përjetë me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.
Për Komisionin Organizator:
Dom Ndue Gjergji, Kryetar
Shenim:Komunikates per shtyp i bashkengjitet edhe promemoria qe i eshte derguar personaliteeve me te larta shteterore, politike dhe shkencore ne Shqiperi dhe Kosove, e cila pervec Komisionit ehste e nenshkruar nga Personalitete dhe nga Ligjeruesit e Seminarit shkencor organizuar ne Detroit, Janar 2018””( Burimi: http://gazetadielli.com/shqip%d1%91ria-n%d1%91-europ%d1%91-me-gjergj-kastriotin-skenderbeu/ ).
Sa më sipër, nëse Dom Ndue Gjergji me disa bashkëmendimtarë të tij, dëshirojnë që SKËNDERBEUN ta shpallin “AT TË KOMBIT SHQIPTAR”, atëherë, këtë kërkesë-propozim, PIKËSËPARI, duhet t’a dërgojnë në adresën e saktë të PAPA FRANÇESKOS së Vatikanit, sepse vetëm Vatikani e ka atë drejtë të ligjshme, që SKENDERBEUN mund ta shpallë “At të kombit shqiptar”, askush tjetër qoftë Dom Ndue Gjergji, qoftë ndonjëri nga përfaqësuesit e qeverive shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, qoftë ndonjëri nga akademikët shqipatarë, apo ndonjëra nga akademitë shqiptare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Nju-Jork.
Skënderbeu çdokund ku ka shqiptarë dhe troje të Shqipërisë Etnike i mbron me historinë gjithëkombëtare shqiptare, me krenarinë, me trimërinë, me heroizmin, me nderin, me patriotizmin dhe me atdhetarizmin e vet !
Edhe pse në demokraci, secili ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe fjalës vet të lirë. Kjo është alfa dhe omega e përmbejtjes së demokracisë. Por, asksush prej shqiptarëve nuk e ka atë drejtë, që ta përvetësojë, ta njollosë ose ta shpërfytyrojë figurën dhe veprën shumëshekullore të SKËNDERBEUT.
Prandaj çdo përpjekje qoftë politike, qoftë religjioze për ta minimizuar dhe zvetëruar figurën dhe veprën e SKËNDERBEUT, është antishkencë, antidrejtësi dhe ANTISHQIPATARIZËM, nuk është e pranueshme as për historinë, as për të tri fetë, as për kombin, as për atdheun, as për lirinë, as për drejtësinë,as për demokracinë, as për paqen dhe, as për humanizimin si vlera univwersale të bashkësisë njerëzore të përbotshme.
Prandaj, sipas opinionit tim, kjo kërkesë është absurde, sepse as Kosova e as Shqipëria nuk mund dhe, për më tepër nuk kanë kurrfarë të drejte, të nxjerrin ndonjë ligj apo ndonjë dekret juridik a kushtetues, që SKËNDERBEUN, ta shpallin “AT TË KOMBIT SHQIPTAR”, me gjithë dëshirën dhe me naivitetin e atyre që e kanë formuluar dhe propozuar një kërkesë të tillë, dërguar në adresa të gabuara të “personaliteteve me te larta shteterore, politike dhe shkencore ne Shqiperi dhe Kosove” (http://gazetadielli.com/shqip%d1%91ria-n%d1%91-europ%d1%91-me-gjergj-kastriotin-skenderbeu/ ).
Duhet të thuhet se, me gjithë këtë ofertë skandaloze, ofenduese dhe provokuese, fatbardhësisht, Skënderbeu nuk ka nevojë për grada të reja, as të kishave, as të xhamiave, as të teqeve, as të akademive e as të politikës së sotme e as të nesërme shqiptare, sepse AI nuk ka shkruar as nuk falsifikuar histori, por me gjakun e shtrenjtë ka ndërtuar historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Prandaj, kjo histori 550-vjeçare nuk mund të retushohet e as të ndryshohet, pavarësisht nga verbëria dhe nga tendecat kakofonike dhe simfonike kishtare të Dom Ndue Gjergjit,famullitar i kishës së Zojës-Pajtore të Shqiptarëve në Detroit të MIchiganit.
Prandaj, askush nuk ka të drejtë (qoftë prift, kardinal, hoxhë, sheh, pop apo akademik), të manipulojnë dhe të spekulojnë me emrin dhe me veprën historike, kombëtare, patriotike dhe atdhetare shqiptare të kryeheroit legjendar gjithëshqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, se gjoja paska ardhur koha që pas 550 vitesh, t’i jepet titulli “AT I KOMBIT SHQIPTAR”, ngase Skënderbeu me luftën e tij 25-vjeçare kundër pushtuesit perandorak-anadollak osman ka dëshmuar vlerat siprane njerëzore, kombëtare, ushtarake dhe atdhetare gjithëkombëtare shqiptrare.
Kështu që, tani, pas 550 vitesh, Skënderbeun nuk ka nevojë, që dikush ta “gradojë” as “at”, as “gjeneral”, as “sultan”, as “cardinal”, as “pop” , as “hoxhë”, as “sheh”, as “president”, as “kryeministër, as “akademik”, sepse qysh para 5 shekujsh e gjysmë, gradat luftarake për komb dhe për ARBËRI i ka fituar dhe merituar vetë në saje të heroizmit, të trimërisë, të startegjisë dhe vizionit të tij-NJË FLAMUR, NJË KOMB, NJË GJUHË DHE NJË SHQIPËRI.
Kështu , jo më pak se 550 vjet e njeh historia, kombi, e gjithë Shqipëria, Ballkani dhe e gjithë Evropa. Prandaj, këtu nuk mund të ndryshohet e as të shtrembërohet historia e emrit dhe e veprës madhore gjithëkombëtare shqiptare e SKËNDERBEUT.
Së fundi, duhet nënvizuar se me këtë provokim naiv dhe turpshëm shumëdiemnsinal në kuptimin negativ, duke manipuluar me figurën më embematike kombëtare shqiptare të GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDËRBEUT, KOMBI SHQIPTAR nuk do të mashtrohet aq lehtë, që ta nxijë historinë e vet kombëtare më se pesë shekullore.
Çfarë të thuhet më tepër, “ mjerë” SKENDERBEU, kush u bë që ta “gradojë” atë pas 550 vitesh !!!
O provokatorë, “o derbederë të mjerë, tebdilë si barinjë” siç stigmatizonte rilindësi ynë, Fan S. Noli, larotë dhe armiqtë e kohës së tij, SKENDERBEU NUK KA NEVOJË PËR “GRADA” POSTMORETM të bashibozukëve diletantë dhe mafiozë të shekullit XXI, por vetëm për MBROJTJEN E EMRIT, TË VEPRËS DHE TË HISTORISË 550-VJEÇARE TË TIJ, QË JANË DHE, DO TË JENË KËSHTJELLË E PAMPOSHTUR E PËRJETSHME E MBARË KOMBIT DHE E ATDHEUT TONË TË SHTRENJTË SHQIPTAR-SHQIPËRISË ETNIKE.
Organizata Shqiptarët e Bashkuar
Kryetari, Rrok Dedvukaj
Detroit, Michigan, 27 tetor 2018