A.Q. Përpjekjet anakronike për zbulimin e një origjine të re dhe të një identiteti të ri të shqiptarëve

Organizatat atdhetare të Amerikës: Letër e hapur për deputetët e Kuvendit të Kosovës-kundër demarkacionit

Në letrën e hapur të shumë organizatave e atdhetare të Amerikës, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me thirrje për të mos votuar versionin qeveritar të demarkacionit thuhet:

Të nderuar përfaqësues të popullit të Kosovës. 1 Shtatori do të jetë datë historike. Ju që ju zgjodhi populli i Dardanisë kreshnike, e keni mundësinë të jeni në piedestalin e nderit, ose në grupin e kuislingëve. Demarkacioni me Malin e Zi, nuk është vetëm një vijë kufitare. Në historinë tonë mijëra vjeçare kemi fituar shumë beteja, por asnjëherë luftën më të rëndësishme, atë të paqes dhe dinjitetit kombëtar e shtetëror. Gjithherë jemi “detyruar” të bëjmë lëshime në emër të “një arsye” apo tjetrës. E “arsyet” nuk po pushojnë deri më sot. Ju të zgjedhurit e popullit e keni mundësinë ta ndërpritni këtë MALLKIM një herë e përgjithmonë. JO demarkacionit është obligim ndaj gjirit të nënës, obligim ndaj gjakut të të parëve, obligim ligjor I mbrojtjes së Kushtetutës, lirim shpirtëror personal, fitore e mirëfilltë e ndërgjegjes. JO demarkacionit, është fillim I një rrugëtimi të denjë, fillim I një rruge të shenjtë, qëndrim nga I cili do të keni përkrahjen e popullit, por dhe respektin e të huajve.

Të nderuar kuvendarë. Ju me 1 shtator, nuk do vendosni vetëm për Kosovën, por do vendosni për miliona shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre por dhe të atyre që janë të shpërndarë anekënd botës. Zëri I ndërgjegjes sonë, zëri I dëshmorëve, por dhe vet Zoti nga lartë, kërkon nga ju të I thoni JO demarkacionit. Ne, mërgata patriotike e Amerikës, ju bëjmë thirrje secilit prej jush, që të mos bini pre e trysnive. Do na keni në përkrahje të përhershme, nëse merrni vendimin e ndershëm. E forcën tonë, nuk kemi nevojë të jua përkujtojmë, sepse dihet kontributi i Mërgatës Amerikane ndër shekuj. E më e freskëta që ju e dini mirë: Ne ishim ata që përkrahëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në sollëm bukën dhe pushkën, në bindëm miqtë ndërkombëtar që të bëhen krah I shqiptarëve, deri në çlirimin nga kthetrat e Millosheviqit. Mos harroni !!!

Ne shpresojmë, që me 2 shtator do të jeni faqebardhë dhe do të mund të ju themi TUNGJATJETA.

 

 

Organizatat patriotike-kombëtare në SHBA:

Shoqata Rugova

Lëvizja Legaliteti

QKSHA Riverdale NJ

Shoqata Malsia – Michigan

Federata PanShqiptare VATRA

QKSHA Hasan Prishtina CT

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

Balli Kombëtar

Veteranët e Luftës së UCK-së

Shoqata Malësia e Madhe

Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane NY

Fondacioni Plave e Guci

SHA Dibra

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Ana e Malit

Shoqata Peja

Shoqata Drenica

Gjithashtu kjo letër e hapur përkrahet dhe nga Shoqatat e Detroitit, Dallasit, Chikagos, Filadelfisë, Kalifornisë, Visnonsinit, Floridës, Arizonës, Nevadës dhe Kolorados. Përkrahje e plotë vjen dhe nga Xhamitë shqiptare, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Teqet Bektashiane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …