leoni

Organizatat e dala nga lufta, biseduan me Albin Kurtin për hallet e tyre, jo për krerët e UÇK-së që po mbahen në burg

Organizatat e dala nga lufta, biseduan me Albin Kurtin për hallet e tyre, jo për krerët e UÇK-së që po mbahen në burg

Kryeministri, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve.  Në njoftimin për medie ende nuk dihet se a ishte hapur për diskutim veprim i padrejtë dhe antishqiptar i Gjykatës Speciale kundër kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala, për të cilët qeveria Kurti nuk dëshiron të diskutojë, meqë konsideron se ajo është çështje e tyre  dhe e avokatëve dhe jo e Shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …