Në një njoftim drejtuar medieve, OVL e UÇK-së u bën me dije veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe opinionit të gjerë se protesta e thirrur për të hënën, më 6 mars 2017 prej orës 9:oo, nuk do të mbahet, për shkak se, seanca e paralajmëruar e Kuvendit të Kosovës e thirrur për datën 6 mars 2017 ora 10:oo nuk do të mbahet, thuhet në një njoftim të OVL të UÇK-së. Ndërkohë sekretaria e Kuvendit të Kosovës, nuk ka e konfirmuar shtyrjen e kësaj seance.
