Lufta e UÇK-së

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e Këshillit Organizues për shënimin e Epopesë së 5, 6 dhe 7 marsit

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, njoftojnë opinionin se nuk janë pjesë e Këshillit Organizues për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e organizon Qeveria e Republikës së Kosovës. Mospjesëmarrja ka të bëjë për shkak të papërgjegjësisë dhe vonesave rreth organizimit. Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, si çdo herë do të bëjnë organizimet në nderim të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz dhe nëpër Komunat e Kosovës, duke përfshirë homazhet me datën 6 mars prej orës 10:00, me datën 7 mars në natën e zjarreve prej orës 18:00, si dhe me aktivitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …