Organizatat e luftës së UÇK-së, në Dukagjin kanë reaguar kundër mbajtjes në arrest të deputetit, vëllait të Dëshmorit, eprorit të UÇK-së z. Shkumbin Demaliaj. Ne konsiderojmë se “drejtësia” po zhvillon standarde të dyfishta kundrejt Luftëtarëve,e në vend që të hetohet fajtori për publikimin kundër ligjor të të dhënave personale të veteranëve, me qëllim të denigrimit të Luftës Çlirimtare, e të kërkohet falje për këtë veprim antiligjor, ajo vazhdon të merret me veteranët që u fyen rëndë dhe normalisht reaguan emocionalisht, kur u prek lufta e tyre e shenjtë. Ne kërkojmë urgjentisht lirimin e bashkëluftëtarit tonë, Shkumbin Demaliaj dhe kërkojmë nga Prokuroria që të kryejë detyrat e veta, në mbrojtje të ligjit, e të ndjek shkelësit e vërtetë thuhet në reagimin e veteranëve të Dukagjinit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …