Organizatat ndërkombëtare shprehin shqetësim për bojkotin e mediave nga Vetëvendosja dhe pushteti në Kosovë

13 organizata botërore dhe rajonale, të angazhuara për lirinë e medias, kanë shprehur shqetësim për vendimin e partisë Vetëvendosje, për të bojkotuar disa kanale televizive gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë. Ky veprim është kritikuar nga organizatat, të cilat kërkuan që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij të rishqyrtojnë këtë vendim dhe t’u sigurojnë gazetarëve qasje të barabartë në informacionin publik. Në një letër të hapur drejtuar Kurtit, organizatat theksojnë se ky veprim minon të drejtën e publikut për informim dhe e vë në rrezik rolin e gazetarëve për të mbajtur të përgjegjshme qeverinë. Ato e cilësojnë bojkotin si një sulm ndaj medias dhe një mënyrë për të shmangur llogaridhënien, duke insistuar  të heqin dorë nga ky vendim dhe të sigurojë mundësi për të gjithë gazetarët që të raportojnë lirshëm dhe objektivisht gjatë periudhës zgjedhore. Organizatat gjithashtu tërheqin vëmendjen për përkeqësimin e gjendjes së lirisë së medias në Kosovë, duke përmendur sulmet ndaj gazetarëve dhe rënien e renditjes së Kosovës në Indeksin për Lirinë e Shtypit të Reporterëve pa Kufij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fitimi rekord i KEK-ut për 2022: Realitet ekonomik apo menaxhim i suksesshëm?

Është diskutuar fitimi i raportuar prej 105 milionë eurosh i Korporatës Energjetike të Kosovës për …