leoni

Organizimi i Ecjes në “SHTEGUN E BLETËVE”

Të nderuar dashamirë të turizmit malor, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, në bashkëpunim me Klubin e Turizmit dhe Rekreacionit “KTR” në Ferizaj, organizojnë ecjen në natyrë në kuadër të projektit për promovimin e turizmit në Ferizaj. Ftohen të gjithë qytetarët dhe dashamirët e natyrës të marrin pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Jezercit, më saktësisht në Shtegun e Bletëve. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 15.06.2024. Ky shtegtim është i kategorisë së mesme dhe i përshtatshëm edhe për fillestarët. Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja me autobus: E shtunë, 15.06.2024 / ora 08:30.

Vendi i nisjes: Hib Petrol, përballë Policisë.

Ecja në Shtegun e Bletëve: Ora 08:50.

Vendi i takimit: Shkolla Fillore “Skënderbeu”, Jezerc.

Lloji i transportit: Me autobus dhe është falas; rezervimi është i detyrueshëm. Për ata që vijnë me vetura private, vendtakimi do të jetë te shkolla e Jezercit. Rezervimi vlen vetëm për ata që vijnë me autobus dhe duhet të bëjnë rezervimin përmes: Në Tel: +383 45 578374 (SMS, Viber, WhatsApp).

Detajet e Shtegut:

Lartësia maksimale: 1167 m/lmd.

Vendndodhja: Bjeshkët e Jezercit, Komuna e Ferizajt.

Ecja e planifikuar: 4-5 orë.

Gjatësia e shtegut: Gjithsej 10 km.

Karakteri i shtegut: Shtigje të gjera, livadhe malore dhe lartësi piktoreske.

Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

Informata shtesë: Shtegu i Bletëve karakterizohet nga një shteg malor. Gjatë ecjes do të shihni vargmale të ndryshme të Jezercit, Lumin Nerodimka, Urën Tibetiane dhe Via Ferratën që është në ndërtim. Po ashtu, ky shteg është i pasur me fruta të ndryshme, ku lehtësisht do të gjeni dredhëza të egra, qershi dhe kajsi etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …