Organizimi i Garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel Komunal

Është mbajt takimi i radhës në mes të Komisionit të Garave (Programi Nacional për Rini), në nivel komunal dhe stafi i DKA-së në Deçan. Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i DKA-së  Bekim Vishaj, me bashkëpunëtor. Temë e takimit ishte: Zbatimi i Programit Nacional për Rini, saktësisht organizimi i garave në nivel komunal. Nga DKA u bë e ditur se, në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit, janë organizuar garat në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe njëkohësisht janë nxjerrë fituesit në kategoritë konkurruese sipas gjeneratave nga shkollat e komunës së Deçanit. Nga afër u panë vështirësitë në realizimin e këtij programi, angazhimet dhe atmosferën e punës në shkolla. Garat ishin gjithëpërfshirëse, pjesëmarrës ishin nxënës nga klasa e I-rë deri tek kl. IX-të ( SHFMU) dhe nxënës nga kl. X-të  deri kl. XII-të (SHML). Gjithsej fitues dhe njëkohësisht garues në nivel komunal nga të gjitha nivelet dhe kategoritë për gara janë 291 pika artistike, afërsisht me mbi 500 nxënës. Organizatorë të garave ishin: Drejtoritë e shkollave, koordinatorët e cilësisë, mësimdhënësit dhe tërë stafi i SHFMU dhe të ML të komunës së Deçanit. Për ecurinë e garës u përkujdes Komisioni në nivel Komunal i Garave me koordinatorët e cilësisë nga shkollat e komunës dhe stafi i DKA-së. Me këtë rast Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, të gjithë akterët e përfshirë në këto gara në nivel shkollash, i falënderoi për organizimin e mirë të garave, por gjithmonë duke pasur parasysh vështirësitë dhe mangësitë e mundshme gjatë këtij procesi garues, gjithashtu nxënësve garues dhe fitues në nivel shkolle ju uron suksese në garat komunale. Po ashtu gjatë takimit, u caktua forma dhe itinerari i organizimit të garave në nivel komunal, njëkohësisht u propozuan anëtarët e mundshëm të Jurive Vlerësuese për garat në fjalë. Me agjendën dhe itinerarin e garave, me kohë do të njoftohen të gjitha Drejtoritë e shkollave të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …