leoni

Organizimi i “Kampit Rinor 2019” ka për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme të njihen me jetën ushtarake

Organizimi i “Kampit Rinor 2019” ka për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme të njihen me jetën ushtarake

Në Komandën e Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, është mbajtur ceremonia e certifikimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët për një javë rresht ishin pjesë e “Kampit Rinor 2019”. Organizimi i “Kampit Rinor 2019” ka për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme të njihen me jetën ushtarake dhe të familjarizohen sa më shumë me uniformën, në mënyrë që në të ardhmen të mos hezitojnë por të bëhen pjesë e kësaj jete. Gjatë javës së qëndrimit në Kamp, nxënësit kanë ndjekur ligjërata dhe trajnim të ndryshme si: Zgjimi dhe rregullimi i shtretërve, gjimnastika e mëngjesit dhe higjiena personale, UÇK, TMK-transformimi, orientimi në natyrë, mësimi i komandave, misioni detyrat dhe struktura e FSK-së, vetëdijesimi nga minat, kërkim-shpëtim etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …