leoni

Organizimi i kolonisë artistike nga Shoqata Hendifer

Shoqata Hendifer ka organizuar për herë të parë në Kosovë një koloni artistike me pjesëmarrjen e artistëve profesionistë me aftësi të kufizuara nga Ballkani Perëndimor. Ky eveniment i veçantë u mbajt nga data 13 deri më 15 qershor në ambientet e restaurantit Freskia në Neredime të Ferizajt ku në fund u mbyll me një ekspozitë të jashtëzakonshme. Gjatë kësaj kolonie, artistët patën mundësinë të eksplorojnë dhe të inspirohen nga disa prej monumenteve më të rëndësishme kulturore dhe historike. Vizitat përfshinin Shpellën e Gadimës, Muzeun e Qytetit, Galerinë e Arteve dhe Bifurkacionin në lumin Neredime. Këto vende jo vetëm që ofruan një pasqyrë të pasurisë kulturore dhe historike të Kosovës, por gjithashtu shërbyen si burim frymëzimi për veprat artistike të krijuara gjatë kolonisë. Ky projekt i rëndësishëm u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Ferizajt e cila siguroi mbështetjen e nevojshme për realizimin e tij.  Kolonia jo vetëm që promovoi bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor midis artistëve të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu kontribuoi në rritjen e vëmendjes për trashëgiminë kulturore dhe potencialin artistik të Kosovës. Gjatë kësaj kolonie, përveç artistëve profesionistë nga rajoni, pjesëmarrës ishin edhe artistët nga Ferizaj si Ilmi Sadiku, Skender Bedriu, Kastriot Zeqiri dhe Avni Islami. Ky aktivitet i suksesshëm pritet të shërbejë si model për organizimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen, duke vazhduar të forcojë lidhjet kulturore dhe artistike në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …