leoni

Organizohen Homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi të rënë heroikisht në majën e Zatriqit me 18 prill 1999

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Komunën e Rahovecit, ka organizuar Homazhe, në nderim të Dëshmorëve të Kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi të rënë heroikisht në majën e Zatriqit me 18 prill 1999. Për Homazhe dhe nderim të këtyre dy dëshmorëve ishe edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, i cili nëfjalën e tij tha se: Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të dy Dëshmorëve të Kombit Safet Latifi e Visar Hoti, dy viganë që do ju këndohet Lavdia sa të jetë jeta, është hera e parë që unë bëjë homazhe tek vendi ku bën luftë me Armikun shekullor me ushtrinë serbe, te Varrezat e fshatit Zatriq. Dëgjova shumë për betejën që ishte zhvilluar me datat 17 e 18 prill të vitit 1999. Heroizmi dhe trimëria e tyre na jep forcë guxim e kurajo se si duhet atdheu. Lavdi Dëshmoreve Safetit e Visarit.

Nderim e respekt për të gjithë luftëtaret e UÇK-së të kësaj Beteje! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …